Ballina Aktualitet Pamje alarmante nga Gjirokastra, mbeturinat mbulojnë përroin në lagjen ‘Zinxhira’

Pamje alarmante nga Gjirokastra, mbeturinat mbulojnë përroin në lagjen ‘Zinxhira’

48
0

Në qytetin e Gjirokastrës, situata është alarmante, pasi mbeturinat janë të pranishme në çdo lagje dhe rrugë.

Një nga zonat më problematike është përroi në lagjen Zinxhira, ku tonelata mbeturinash depozitohen, duke u bërë një rrezik i madh për shëndetin e komunitetit. Koshat e mbeturinave janë shumicën e kohës të dëmtuar.

Banorët dhe bizneset e zonës janë detyruar të hedhin mbeturinat në përrua, duke krijuar një situatë gjithnjë e më të rëndë për mjedisin. Ata akuzojnë edhe ata që nuk e mbajnë vetë përgjegjësinë për mbajtjen e pastërtisë, duke kontribuar në ndotjen e mjedisit.

Edhe pse për vite me radhë Bashkia e Gjirokastrës ka premtuar masa për të luftuar ndotjen, asnjë gjobë nuk është vendosur për shkelësit e mjedisit, ndërkohë që lagja vazhdon të jetë në harresë dhe pa hapësira publike për aktivitete sociale.