Ballina Sport Tottenham “thyen” Liverpool, por Bentancur tremb “gjelat”, uruguaiani shembet në tokë, reagon...

Tottenham “thyen” Liverpool, por Bentancur tremb “gjelat”, uruguaiani shembet në tokë, reagon klubi dhe trajneri

34
0

Tottenham “thyen” 1-0 Liverpool në aktin e parë të gjysmëfinales së Carabao Cup, duke marrë një bonus të rëndësishëm për ndeshjen e kthimit, më 6 shkurt në “Anfield”. “Gjelat” e nisën më mirë takimin, por pas vetëm 15 minutash lojë humbën shërbimet e Bentancur, me lojën që u ndërpre për afro 8 minuta. Të kuqtë u “zgjuan” duke marrë kontrollin e lojës, në fundin e pjesës së parë, Gakpo tentoi tre herë radhazi të gjente rrugën e rrjetës, por pa sukses.

Historia nuk ndryshoi as me fillimin e pjesës së dytë, me ekipin e Arne Slot që nuk hoqi dorë nga faza ofensive, i shkruan shumë pranë golit të avantazhit me Mac Allister. Tottenham u rikthye të shoh drejt sulmit, madje gjetën edhe rrugën e rrjetës në minutën e 75-të, por goli i Solanke u anulua nga sistemi VAR. Atëherë kur gjerat po shkonin drejt fundit, në minutën e 86-të, Tottenham befasoi Liverpool duke i kapur “mat” me një zbritje të shpejt në sulm. Solanke futi një top të pastër në qendër për Lucas Bergvall me një goditje të saktë mposhti portierin Alison duke i dhuruar “gjelave” suksesin në sfidën e parë.