Ballina Politika Altin Basha dhe bashkëshortja e tij në qendër të skandalit, drejtori i...

Altin Basha dhe bashkëshortja e tij në qendër të skandalit, drejtori i TK shkarkohet nga Këshilli i Ministrave

56
0

Altin Basha, drejtori i Teatrit Kombëtar, është shkarkuar nga detyra pas një investigimi, i cili zbuloi abuzime me fondet e institucionit.

Sipas raportimeve, Basha dhe bashkëshortja e tij, Iliriana Basha, dyshohet se kanë përfituar në mënyrë të padrejtë nga fondet e Teatrit Kombëtar.

Pas publikimit të këtyre zbulimeve, Këshilli i Ministrave vendosi shkarkimin e tij nga posti i drejtorit.

Në një përballje me gazetarët që bënë investigimin, Altin Basha nuk dha përgjigje konkrete, duke kërkuar që takimi të zhvillohej në ambientet zyrtare të Teatrit Kombëtar.

Ndërkohë, bashkëshortja e tij mohoi akuzat për përfitime nga fondet e kostumeve për shfaqjen “Vojçek”.

Pas këtyre zhvillimeve, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit njoftoi nisjen e një hetimi ligjor mbi këtë çështje.

Aktualisht, pritet emërimi i një drejtori të ri për Teatrin Kombëtar.