Ballina Aktualitet 4 adoleshentë humbin jetën në juglindje nga problemet kardiake, flet mjekja

4 adoleshentë humbin jetën në juglindje nga problemet kardiake, flet mjekja

68
0

Në dy javët e fundit, në juglindje të Shqipërisë kanë humbur jetën katër adoleshentë për shkak të problemeve kardiake. Viktimat janë një vajzë 15-vjeçare nga Erseka, një tjetër 17-vjeçare nga Pogradeci, një 16-vjeçar nga Korça dhe një 12-vjeçar nga Maliqi.

Sindroma e vdekjes së papritur tek të rinjtë është një fenomen që ndodh në mbarë botën, edhe tek individë që duken të shëndetshëm. Kardiologët shpjegojnë se kjo sindromë quhet vdekja e papritur aritmike dhe ndodh kur zemra ndalon papritur për shkak të një aritmie. Mjekët theksojnë se dy nga rastet e fundit janë të dyshuara si pasojë e aritmive madhore, ndërsa dy të tjera janë shkaktuar nga miokarditi akut, një inflamacion i zemrës i shkaktuar nga viruse.

Edhe pse këto raste janë të njohura në mjekësi, mjekja Ilda Lera nga Spitali i Korçës apelon tek të rinjtë që të bëjnë kujdes në përdorimin e substancave si alkooli dhe narkotikët dhe të mos e neglizhojnë shëndetin e zemrës, duke bërë kontrolle të rregullta.