Ballina Politika Berisha e Malltezi kërkuan të përjashtohej nga çështja e tyre, Xhaferllari dorëhiqet...

Berisha e Malltezi kërkuan të përjashtohej nga çështja e tyre, Xhaferllari dorëhiqet nga trupa gjykuese, jep arsyen

36
0

Marsida Xhaferllari, gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese dhe partnerja e Enkelejd Alibeajt, ka dhënë dorëheqjen nga gjykimi i kërkesave për heqjen e masës së sigurisë ndaj Sali Berishës dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezit.

Berisha dhe Malltezi kanë paraqitur kërkesa pranë Gjykatës Kushtetuese për të rrëzuar masat e sigurisë të vendosura ndaj tyre. Xhaferllari ka vendosur të tërhiqet nga trupa gjyqësore që do të shqyrtojë këto kërkesa.

Kërkesat e Berishës dhe Malltezit synojnë heqjen e kufizimeve ligjore, por për momentin, shqyrtimi i çështjes do të vazhdojë me përbërjen e mbetur të gjykatës.

Largimi i Xhaferllarit nga çështja e tyre ishte kërkuar më herët edhe nga Berisha dhe Malltezi.