Ballina Kosovë Kërkoi që Lista Serbe mos të merrte pjesë në zgjedhje, rrëzohet kërkesa...

Kërkoi që Lista Serbe mos të merrte pjesë në zgjedhje, rrëzohet kërkesa e Kurtit

13
0

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka hedhur poshtë ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) kundër certifikimit të Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025. LVV kishte kërkuar që të shfuqizohej vendimi i Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) për certifikimin e kësaj partie, argumentuar se Lista Serbe nuk e njeh shtetin e Kosovës dhe ka lidhje me individë të akuzuar për aktivitete të dhunshme.

PZAP, pas shqyrtimit të ankesës, e hodhi poshtë si të palejuar, duke u mbështetur në vendimin e Gjykatës Supreme të datës 31 dhjetor 2024, e cila kishte vërtetuar vendimin e KQZ-së për certifikimin e Listës Serbe. PZAP theksoi se vendimi i Gjykatës Supreme është përfundimtar dhe duhet të zbatohet.

Përfaqësuesit e LVV-së kanë kundërshtuar pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhje, duke theksuar se kjo parti ka vazhduar të mohojë shtetin e Kosovës dhe të lidhur me individë të akuzuar për dhunë. Ndërsa, kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për përpjekje për të penguar këtë parti, duke e konsideruar atë si “kundërshtarin më të madh”.

Komuniteti ndërkombëtar ka shprehur shqetësimin për ndikimin politik të procesit të verifikimit të partive, duke theksuar se është e domosdoshme që të sigurohet pjesëmarrja e të gjithë subjekteve politike të kualifikuara dhe që votuesit të kenë mundësinë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre.