Nga Enver Isufi
Bumi turistik që po përjeton vendi jonë, ka edhe një pamje tjetër pozitive, pikrisht shpërndajrjen e vizitorëve në të gjithë territoret e vendit, si nga jugu edhe në veri, nga perëndimi në lindje të vendit, nga qytetet edhe në zonat fshatare.
Në zonat fshatare turistët i tërheqin disa fusha vizitash.
Në këto zona turistët shijonë pejsazhin, larminë biologjike,ushqimin me produkte bujqësore me përdorimm të pakët ose të kufizuar të plehrave dhe produkteve kimike për mbrojtjen e bimëve.Këtej shikojnë tipet e banesave, stili i veshjeve të banorëve në këto zona, zakonet dhe traditat tona fshatare.Në zonat fshatare gjenden edhe vendbanime të lashta, si qytete antike, kala, mure të lashtë, objekte fetare si kisha, xhami ,teqe , ullishte shekullore dhe pemë e drurë të tjera historike .Të gjitha këto fusha vizitash kanë nevojë për udhërrëfyes(udhëtregues) të trajnuar, të cilat duhet të zotërojnë njohuritë historike, të trashigimisë, si dhe zhvillimet social-ekonomike në këto zona; si në këto 30 viteve të fundit ,por edhe në historinë kur jetonim në një ekonomi të ҁentralizuar ,madje edhe në kohë shumë më të vjetra.Këto 30 vitet e fundit,dihet se territori shqiptarë ka pësuar ndryshime të mëdha.Përmendim këtu zhvillime pozitive , por edhe negative,të cilët viitorët e huaj, nuk i dinë, dhe ky informacion pasuron njohuritë e tyre mbi Shqipërinë.
Udhërrëfyesit mundet të informojnë turistët , psh për vitet se kur janë ndërtuar rrugët e asfaltura në zonat fshatare, ndërtimet e reja në stilin e vilave , pikat agroturistike.Në fshatra ka ende ndërtesa të stilit të vjetër, dhe këto modele duhen treguar turistëve. Ashtu si fakti pozitiv i banesave moderne , të bolshme dhe të bukura, turistëve u duhet shpjeguar edhe urbanistika spontane e 30 viteve të fundit.Lëvizja e popullsisë nga njëra zonë në një tjetër u realizua pa plan, pa rregulla, duke dëmtuar rëndë si tokën bujqësore, pronat,ashtu edhe ndërtimet pa infrastructure dhe shijen rregullsisë.
Gjatë udhëtimit dallohen kodra të terracuara, dikur të mbjella me pemë e vreshta,por se sot kanë mbetur vetëm terracat në miniaturë.
Nga majat e kodrave duken kufijtë e vjetër të parcelave të piketuara nga 10 hektarë secila , porse sot pas privatizimit, parcelat janë coptuar duke e zvogluar fermën bujqësore me një mesatar 1,3 ha për familje fermere, sipërfaqe e cila ka ulur forcën konkuruese të fermerit tonë në tregun e hapur dhe agresiv.
Kur autobuzat kalojnë nëpër fushën e Myzeqes, fushën e Korcës, të Vrinës, të Torrovicës, në terracat e bregdetit të jugut, ullishtet në vargkodrat e Rrogozhinës e deri në kodrat e Lushnjës dhe Beratit, të gjitha këto janë objekte me histori,që duhen shpjeguar. Kur shkohet psh në Lurë shoqëruesit të kenë edhe fotot e vjetra të liqejve të Lurës , se si ato kanë qenë të rrethuara nga pyjet ,dhe si janë sot liqejt e Lurës pas masakrës pyjore të pas viteve 1990.
Edhe hidrocentralet kanë historinë e tyre, edhe rrugët kanë historinë e tyre.Të dihet nga udhëtarët e huaj kur është ndërtuar rruga e Kombit ,e cila lidh Shqipërinë me Kosovën, rrugët e tjera të reja vetëm këto 20 vitet e fundit etj.
Kur kalohet pranë hekurudhave tu shpjegohet turistëve se si Shqipëria sapo u ҁlirua pas Luftës së Dytë Botërore , filloi ndërtimin e hekurudhave , duke ndërtuar deri në fund të viteve 1990, 452 km hekurudhë dhe sot janë të shkatërruara nga vetë shqiptarët me nxitje nga brenda dhe jasht Shqipërisë.
U tregohen qytezat si Kamza, një qytet tipik që pasqyron spontanitetin urbanistik të pasviteve 1990. Në atë apo atë fshat ku kalojnë turistët,tu tregohet atyre se sa banorë kishte para viteve 1990 dhe sa sa banorë ka sot.Pra duhet qartësura si erozoini i brendëshëm i popullsisë , ashtu edhe largimi i shqiptarëve në vendet e tjera në Europë dhe jasht saj tj e tj.
Pa një sy të trajnuar, kufijtë e parcelave të vjetra me mezhda të gjelbëruara, nuk dallohen.Turistëve u duhet qartësuar se si sistemi socialist shtetëzoi i ҁdo mjet prodhimi , mbi të gjitha shtetëzimin e tokës.Tu shpjegohet edhe se ҁfar ishte tufëzimi i bagëtive dhe pagat e puntorëve të bujqësisë.
Turistëve u duhet treguar edhe pasojat ekonomike nga embargoja e ashpër të botës perendimore ndaj Shqipërisë, e cila u shtri deri tek gozhdët dhe guzhinetat e traktorëve.
Pjesë e pejsazhit të zonave fshatare janë edhe bunkerët për qellime mbrojtjeje në kohën e Luftës së Ftohtë.Bunkerët nuk duhet të komentuar as me ndjejën e krenarisë, por as me pranimin e një fajsisë së madhe.Bunkerët janë pasojë, shkaku ishte militarizimi i botës perindimore dhe Bashkimit Bovjetit, në kuadrin e asaj që në histori përmendet me termin “Lufta e Yjeve”
Kur bota perendimore na nxorrën frikën se nuk do të na sulmojnë, ishte vetë populli që i shkatërrojë bunkerët.Pra ndërtimi i bunkerëve duhet të jetë shkas që të shikohen të padobishme, si rraketat e tanket sulmuese, ashtu edhe bunkerët mbrojtës. Bunkerët kanë karakterin e tyre historik, ashtu si kalatë dhe muret mbrojtës të qyteteve.Edhe sot nuk jemi pa bunker mbrojtës.Sot për Shqipërinë “bunker mbrojtës” është NATO-ja.Kjo organizatë ka krijuar një paqë dhe siguri për kufijtë e Shqipërisë, dhe për të gjithë Europën.
Kohët e fundit riarmatimi i blloqeve të mëdha politike të botës, po i kthen shqiptarët te rihapja e fabrikave dhe uzinave të dikurshme të armëve,te shtimin e ushtarëve në rradhët e ushtrisë, në ngritjen e bazave ushtarake të reja, në përforcimet e mbrojtjes civile dhe të tjera masa mbrojtëse.
Me këto informacione, turistët besoj se do të ndihen më të plotësuar në njohuritë e tyre mbi Shqipërinë.Pas ҁdo udhëtimi turisti të thonë me veheten e tij “Ky udhëtim nuk ishte kohë e humbur për mua”, dicka mësuam, nga udhëtreguesi, sepse me pamje nga autouzi, nuk do të mund ti mësonin.
Ata janë në gjendje të kuptojnë edhe punët tona të mirë që kemi bërë dje dhe sot,dështimet tona dje dhe sot.Ata gjithshtu gjykojmë më me objektivitet edhe politikat e mira mbështetëse ndaj Shqipërisë, dhe ato politika jo shumë efektive që kanë bërë vendet e tyre ndaj Shqipërinë, si dje edhe sot.
Këto qartësime turistëve mund tja bëjnë udhërrëfyes të trajnuar, të cilët njohin mirë historinë e djeshme dhe të sotme të zonave fshatare.
Ministria e TURIZMIT DHE MJEDISIT shpresoj që të realizojnë një botim të tillë që të përdoret pikrisht nga këto shoqërues të turistëve në zonat fshatare.Këto botime janë edhe lëndë e parë për trajnimin e tyre.Çdo Bashki e Madhe ,gjithashtu e ka të nevojshme të realizojë botime të kësaj natyre, për zonat e veta fshatare,dhe tua afrojë pikrisht shoqëruesëve të turistëve.