Ballina Politika Deputeti Asllan Dogjani, në GJKKO për akuzat e fshehjes së pasurisë

Deputeti Asllan Dogjani, në GJKKO për akuzat e fshehjes së pasurisë

57
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani, është paraqitur ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Krimet e Rënda (GJKKO), pasi është marrë zyrtarisht i pandehur.

Dogjani akuzohet nga SPAK për fshehje të pasurisë. Seanca e parë e gjyqit të tij u shty për ditën e sotme.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe dërgoi kërkesën për gjykim ndaj Dogjanit.

Deputeti akuzohet për veprën penale “deklarim i rremë i pasurisë”, lidhur me një apartament që ai ka përfituar dhe nuk e ka deklaruar siç kërkohet nga ligji.