Ballina Politika “Mashtrim i radhës për të rrëmbyer votën në 11 maj“, Basha: Rama...

“Mashtrim i radhës për të rrëmbyer votën në 11 maj“, Basha: Rama uli çmimin e energjisë me 1 lek por rriti atë të ujit me më shumë se 30%

9
0

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, shprehet se premtimi elektoral i qeverisë për uljen e çmimit të energjisë me 1 lek, është një mashtrim parazgjedhor. Sipas Bashës, kjo është një manovër që fsheh rritjen e çmimit të ujit me më shumë se 30%.

Ai thekson se kjo politikë dëmton rëndë xhepat e familjeve shqiptare dhe përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj tyre, duke pasuruar pakicën dhe varfëruar shumicën. Basha kërkoi nga qytetarët që të refuzojnë këtë mashtrim dhe të përbuzin veprimet e një qeverie që, sipas tij, ka varfëruar vendin dhe larguar rininë.

Postimi i plotë i Bashës:

Premtimi elektoral për ulje me 1 lek të energjisë, ndërkohë që ka rritur çmimin e ujit, është tallja e rradhës e një qeverie që jep pak me njërën dorë dhe u heq shumë me tjetrën familjeve shqiptare.

Si çdo shfaqje parazgjedhore e Edi Ramës ndër vite shitet me bujë si një ‘arritje historike’, kur në realitet portofoli i tyre goditet edhe më rëndë përmes faturave të ujit që rriten me më shumë se 30%.

Kjo politikë nuk është gjë tjetër veçse një sulm i drejtpërdrejtë ndaj xhepave të familjeve shqiptare, të cilat dënohen nga vendime të gabuara që pasurojnë pakicën dhe varfërojnë shumicën.

Ky mashtrim i radhës për të rrëmbyer votën në 11 maj, duhet përbuzur nga qytetarët që kanë vuajtur në lëkurën e tyre si janë tretur të gjitha premtimet elektorale nga një qeveri e korruptuar, e cila ka varfëruar vendin dhe ka larguar rininë.

Shqipëria meriton më shumë