Ballina Bota “Veproni, pastaj raportoni”, Presidenti koreanojugon: Nëse provokoheni nga Koreja e Veriut…

“Veproni, pastaj raportoni”, Presidenti koreanojugon: Nëse provokoheni nga Koreja e Veriut…

75
0

Presidenti jugkorean, Yoon Suk Yeol, u ka thënë pjesëtarëve të marinës të shtunën që, “fillimisht veproni, më pas raportoni”, nëse provokoheni, pas përshkallëzimit të kërcënimeve nga Koreja e Veriut.

Koreja e Veriut, vend me fuqi bërthamore, e ka shpallur këtë vit Korenë e Jugut si “armiken kryesore”, i ka mbyllur agjencitë që kanë synuar ribashkimin, dhe kthimin e komunikimeve, si dhe ka kërcënuar me luftë edhe nëse i preket “0.001 milimetër” e territorit.

Lideri verikorean, Kim Jong Un, e ka përsëritur të premten se Pheniani nuk do të hezitojë “t’i japë fund” Koresë së Jugut, nëse sulmohet, duke e konsideruar Seulin si “armikun më të rrezikshëm” të verikoreanëve.

Yoon, në anën tjetër, e ka thelluar bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara dhe Japoninë, prej kur është ngjitur në pushtet, më 2022, duke përfshirë shtimin e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake.

“Nëse armiku na provokon, veproni sipas parimit ‘fillimisht veproni, më pas raportoni’ dhe përgjigjuni me vendosmëri, pa hezituar për të shkatërruar vullnetin e armikut”, ka thënë Yoon gjatë një vizite te pjesëtarët e marinës jugkoreane.

Yoon ka bërë deklarata të ngjashme edhe muajin e kaluar në një bazë ushtarake.

Përveç ashpërsimit të retorikës, të dyja palët i kanë rritur masat e sigurisë në kohën e fundit.

Yoon, i cili e ka fituar pushtetin me zotimet për të qenë i ashpër ndaj Phenianit, dhe partia e tij, po synojnë të fitojnë sërish shumicën parlamentare në zgjedhjet e ardhshme,

Ekspertët kanë thënë se Koreja e Veriut e ka një regjistër të gjatë të provokimeve që ka bërë para zgjedhjeve jugkoreane, si pjesë e strategjisë për të shkaktuar probleme për jugkoreanët./REL