Ballina Europë Aksident i rëndë në Strasburg, dy tramvajë përplasen në tunel, vijojnë operacionet...

Aksident i rëndë në Strasburg, dy tramvajë përplasen në tunel, vijojnë operacionet e shpëtimit

55
0

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Francë, ku dy tramvajë janë përplasur në një tunel të stacionit të Strasburgut, duke lënduar të paktën 30 persona.

Sipas mediave lokale, pesë prej tyre janë në gjendje kritike për jetën.

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë pasagjerë që thyejnë dyert e vagonëve për të nxjerrë të lënduarit, ndërkohë që tymi mbulon stacionin nëntokësor.

Një operacion i madh shpëtimi është duke u zhvilluar, dhe Shërbimi i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit të rajonit Bas-Rhin ka kërkuar që të shmanget zona për të mundësuar aksesin e shpejtë për shërbimet e urgjencës.