Ballina Politika Adriatik Lapaj “shpall fitoren” kater muaj para: Fitojmë me 71 mandate, na...

Adriatik Lapaj “shpall fitoren” kater muaj para: Fitojmë me 71 mandate, na e thonë sondazhet!

114
0

Edhe pse i paprovuar në ndonjë palë zgjedhje, Adriatik Lapaj ka çuditur një natë më parë me deklaratën e tij.

Ai shprehet se partia që drejton jo vetëm do të hyjë në Parlament, por pritet të marrë… 71 mandate.

I pyetur se në cilat qarqe pritet të ketë rezultatin më të lartë, Lapaj tha:

“Qarku ku do të dalim më mirë është Durrësi, Vlora dhe Tirana. Nuk do të ndalemi në garë derisa të marrim 71 mandatë”, tha kryetari i ‘Shqipëria bëhet’ teksa u pyet për sondazhet e tij.

Me këtë ritëm dëshirash ose Parlamenti pritet të ketë 1400 mandate, ose Lapaj ka vendosur bastin më qesharak të dëgjuar deri më sot në politikë.