Kryetarja e bashkisë së Lushnjës, Eriselda Sefa është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorise se Posaçme (SPAK).
Zyrtarja socialiste nuk bëri asnjë komunikim për mediat kur hyri në institucion.
Mbetet i paqartë shkaku i paraqitjes, nëse ka të bëjë me aktivitetin e saj si funksionare vendore apo me çështje për persona të tjerë dhe që ajo ka dijeni.