Ballina Politika ‘Jemi alternativë për ndryshim’, Shabani: Bashkimi i partive të vogla, çelësi për...

‘Jemi alternativë për ndryshim’, Shabani: Bashkimi i partive të vogla, çelësi për ndryshim politik në Shqipëri

12
0

Kryetari i partisë “Nisma Thurrje,” Endrit Shabani, ka theksuar rëndësinë e bashkimit të partive të vogla për të sjellë një ndryshim të vërtetë në skenën politike shqiptare.

Në një emision televiziv, Shabani deklaroi se partia e tij synon të ofrojë një alternativë të re dhe të qëndrueshme për qytetarët.

Sipas tij, sistemi zgjedhor i vendosur në vitin 2008 dhe i rikonfirmuar në 2024, ka vështirësuar ndjeshëm bashkëpunimin mes partive të reja dhe hyrjen e tyre në parlament. Për këtë arsye, Shabani nënvizoi nevojën për të rritur përfaqësimin e forcave politike të reja në Kuvend.

“Ne jemi një alternativë e re për ndryshimin. Nevoja historike kërkon që të gjithë partitë e vogla të bëhen bashkë. Sistemi zgjedhor i sotëm është një përpjekje për të penguar rritjen tonë, por ne duhet të angazhohemi për të çuar sa më shumë përfaqësues të forcave të reja në parlament.”, tha Shabani.

Kjo qasje, sipas Shabanit, do të ndihmojë në thyerjen e monopolit të partive tradicionale dhe do t’u japë qytetarëve më shumë mundësi zgjedhjeje për të ardhmen politike të vendit.