Autoritetet australiane kanë arrestuar një influencer 34-vjeçare pasi zbuluan se ajo po helmonte vajzën e saj 1-vjeçare për të mbledhur donacione dhe për të rritur numrin e ndjekësve të saj. Gruaja nga Queensland u shfaq në rrjetet sociale për të “luftuar” për vajzën e saj, e cila dyshohet se po përballej me një “sëmundje kronike”.
Policia që ka trajtuar rastin zbuloi se vogëlushja ishte e sëmurë për shkak të barnave që i kishte dhënë 34-vjeçarja, e cila nuk hezitoi të ngarkonte video të së bijës ku fliste me shqetësim dhe dhimbje të madhe teksa kërkonte ndihmë nga ndjekësit.
Autoritetet u alarmuan tetorin e kaluar kur vajza u shtrua në spital. Siç u konstatua, 34-vjeçarja i jepte vajzës së saj drogë dhe substanca të tjera pa recetë që nga gushti. Siç njofton policia, disa nga ilaçet që 34-vjeçarja i ka dhënë vajzës së saj ishin për një person tjetër në shtëpinë ku jetonin.
Gjatë së njëjtës periudhë, 34-vjeçarja kishte arritur të grumbullonte më shumë se 37 mijë dollarë përmes donacioneve në një faqe të krijuar në platformën GoFundMe. 34-vjeçarja akuzohet për abuzim, administrim helmi, shfrytëzim të të miturit dhe mashtrim.