Ballina Kronika Ndezën zjarre dhe dogjën 3 hektarë tokë me bimësi, e pësojnë keq...

Ndezën zjarre dhe dogjën 3 hektarë tokë me bimësi, e pësojnë keq 2 persona

101
0

Policia e Matit mëngjesin e sotëm ka nisur procedim penal për dy persona, të cilët janë autorët e dy zjarrvënieve në njësinë Administrative Komsi.

Të dy shtetasit kanë ndezur zjarre për djegien e disa mbeturinave dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur rreth 3 hektarë tokë me bimësi.

Ata u proceduan penalisht për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.