Ballina Kronika U qëllua me çifte nga i afërmi, ndërron jetë 36-vjeçari në Bulqizë

U qëllua me çifte nga i afërmi, ndërron jetë 36-vjeçari në Bulqizë

30
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Bulqizë.

Një 34-vjeçar i identifikuar si Flamur Kamberi, ka vrarë me çifte kushëririn e tij Vasil Kamberi, teksa ndodheshin në pyll.

Ai ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra gjatë transportimit me helikopter për në spital.

Autori i dyshuar i ngjarjes është shoqëruar në Komisariat, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të krimit.

“Më datë 16.01.2025, rreth orës 12.00, është marrë njoftim se në pyllin e fshatit Tërnovë e Vogël në Bulqizë, është plagosur me armë gjahu (çifte), shtetasi V.K., 36 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën gjatë transportimit me helikopter për në spital.

Nga veprimet e para hetimore,  ka rezultuar se autori i dyshuar i  ngjarjes është shtetasi F.K., 34 vjeç (i afërm me shtetasin V.K.), i cili është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.