Ballina Politika Mbledhja e Këshillit të Ministrave/ Largohet nga detyra zv/ministri i Mbrojtjes (Emri)

Mbledhja e Këshillit të Ministrave/ Largohet nga detyra zv/ministri i Mbrojtjes (Emri)

55
0

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Dorian Tola është liruar nga detyra ditën e sotme, sipas njoftimit të bërë në kuadër të mbledhjes së Këshillit të Ministrave sot.

Vendimi, i bazuar në nenin 100 të Kushtetutës dhe në nenin 6 të ligjit nr. 9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave,” është firmosur nga Kryeministri Rama dhe hyn në fuqi menjëherë pas publikimit në Fletoren Zyrtare.