Pas rreth dy vitesh në këtë detyrë, prefekti i Qarkut Lezhë, Gjergj Prendi, ka dhënë dorëheqjen.
Sipas burimeve, ai e ka paraqitur dorëheqjen një ditë më parë, 16 janar, pranë Këshillit të Ministrave me motivacionin ‘për shkaqe personale’.
Gjergj Prendi e mbante postin e prefektit të Qarkut Lezhë prej muajit prill të vitit 2022, duke zëvendësuar në këtë post Gjok Jakun ku dhe ky i fundit u dorëhoq nga detyra.
Prendi, përfaqësues i Partisë Socialiste ka qenë edhe më parë Prefekt i Qarkut Lezhe për rreth 2 vite.
Ende nuk dihet pasuesi i Gjergj Prendit në krye të Prefekturës së Lezhës, por sipas burimeve ndër emrat më të përfolur është ai i drejtorit të Sigurimeve Shoqërore Taulant Malshi.