Është arrestuar në flagrancë në Durrës 35-vjeçari Aldo Dhimitri. Ai Shiste doza lënde narkotike, në qytetin e Durrësit, ndërkohë që ishte shpallur në kërkim pasi akuzohej nga Gjykata, për të njëjtën veprimtari kriminale.
Sipas njoftimit të policisë gjatë kontrolleve në banesën e tij u sekuestruan dhjetëra doza kanabisi dhe një peshore elektronike. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
“Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një rast të shitjes së lëndëve narkotike në qytetin e Durrësit, Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Seventeen”.
Gjatë operacionit u kap në flagrancë dhe u ndalua shtetasi A. Dh., 35 vjeç, banues në Durrës, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Durrësit, në vitin 2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve””,-thuhet në njoftimin e policisë.