Ballina Kronika Trafik droge dhe falsifikim dokumentesh/ I dënuar nga Italia me rreth 5...

Trafik droge dhe falsifikim dokumentesh/ I dënuar nga Italia me rreth 5 vite burg, arrestohet 50-vjeçari në Durrës

33
0

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arerstuar ditën e sotme në Durrës me qëllim ekstradimi. Blutë bëjnë me dije se në pranga ka rënë 50-vjeçari me iniciale D.GJ, i cili është dënuar në Itali me 4 vjet, 11 muaj dhe 17 ditë burg, për trafikim të lëndëve narkotike, falsifikim të dokumenteve dhe emigracion të kundërligjshëm.

Policia e Shtetit

Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 24”.

I dënuar në Itali, për 3 veprimtari kriminale, arrestohet me qëllim ekstradimin, 50-vjeçari.

Si rezultat i veprimeve operacionale të kryera pas koordinimit të informacioneve me homologët e Policisë italiane, në kuadër të operacionit policor “Operacionalja 24”, u lokalizua në Durrës, u kap dhe u vu në pranga shtetasi:

D. Gj, 50 vjeç, i lindur në Shijak.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit e Fermos, Itali, në vitin 2015, e ka dënuar me 4 vjet, 11 muaj dhe 17 ditë burgim, për trafikim të lëndëve narkotike, falsifikim të dokumenteve dhe emigracion të kundërligjshëm.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për të finalizuar procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.