Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës, Shkëlqim Goxhaj ka dhënë një deklaratë për mediat lidhur me zjarrin që shpërtheu këtë të hënë në kompleksin e pallateve pranë “Komunës së Parisit”, në rrugën “Tish Daija” në Tiranë.
Ai ka sqaruar se nga zjarri nuk ka pasur të lënduar dhe është realizuar evakuimi i sigurt i banorëve të zonës. Flakët janë përhapur përmes tubave të aspirimit, ndërsa një zyrë ka pësuar dëme të mëdha dhe është shkrumbuar plotësisht.
Goxhaj theksoi se ende nuk janë të qarta shkaqet e rënies së zjarrit, dhe grupet e hetimit do të vazhdojnë me analizat për të përcaktuar arsyet e këtij incidenti. Për fat të mirë, situata është mbajtur nën kontroll dhe nuk ka pasur të lënduar.