Ballina Kronika Dhunuan familjarët, arrestohen dy persona në Korçë, procedohet edhe një 23-vjeçare

Dhunuan familjarët, arrestohen dy persona në Korçë, procedohet edhe një 23-vjeçare

23
0

Tre raste të dhunës në familje janë regjistruar në 24 orët e fundit në qarkun e Korçës.

Policia njofton se janë arrestuar dy persona, të cilët kanë dhunuar bashkëjetueset, ndërsa është proceduar edhe një 23-vjeçare, e cila ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetuesit të saj.

Njoftimi:

Speialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin F. B., 57 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ç., 55 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Po nga këta specialistë u refruan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasen M. N., 23 vjeçe, banuese në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetuesit të saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.