Ballina Politika Presidenti Begaj dekreton lirimin e Mustafa Nanos nga detyra si ambasador i...

Presidenti Begaj dekreton lirimin e Mustafa Nanos nga detyra si ambasador i Shqipërisë në Zvicër

23
0

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka dekretuar ditën e sotme lirimin e Mustafa Nanos, nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Konfederatën e Zvicrës, rezident, si dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Principatën e Lihtenshteinit, jo rezident.

Nano shërbente si ambasador i Shqipërisë në Zvicër dhe në Lihtenshtejn, megjithatë që sot është i liruar nga kjo detyrë. Nuk ka ende një arsye për këtë vendim, apo se kush do të emërohet në këtë post që mbante Nano. Ai ishte emëruar ambasador në korrik të vitit 2023. Aktualisht Zvicra mbetet pa ambasador shqiptar.

Kujtojmë se më 24 dhjetor 2024, Nano njoftoi dorëheqjen duke falënderuar komunitetin shqiptarë ne Zvicër dhe gazetarët për bashkëpunimin, duke thëne se “kjo dorëheqja ime, është diçka e natyrës personale…”.