Presidenti amerikan Donald Trump ka shkarkuar katër zyrtarë të lartë të qeverisë dhe ka njoftuar përfundimin e punës për më shumë se një mijë të tjerë.
“Zyra e Personelit të Presidentit është në proces të identifikimit dhe largimit të më shumë se një mijë zyrtarëve të emëruar nga administrata e mëparshme e Joe Biden të cilët nuk përputhen me vizionin tonë për ta bërë Amerikën përsëri të madhe”, tha Trump.
Gjatë fushatës zgjedhore, presidenti i ri i SHBA-së njoftoi se do të zvogëlojë numrin e shërbimit civil dhe do ta bëjë atë më efikas.
Në këtë sfond priten tronditje masive në shumë institucione dhe mbyllje të të gjithë departamenteve.