Ballina Kronika Përfshihen në një aksident dy automjete te mbikalimi i Rinasit, zbardhen detajet...

Përfshihen në një aksident dy automjete te mbikalimi i Rinasit, zbardhen detajet e para

45
0

Një aksident ka ndodhur  te Mbikalimi i Rinasit ku janë përfshirë dy automjete, por fatmirësisht pa persona të plagosur.

Burime bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë një ‘Range rover’ dhe një ‘Audi’ të cilët janë përplasur me njeri-tjetrin.

Dyshohet se lagështia në rrugë mund të jetë bërë shkak për këtë aksident. Pritet që policia të zbardhë shkaqet e plotë të këtij aksidenti.