Ballina Politika Berisha emëron gjeneralin Piro Ahmetaj koordinator për Sigurinë Kombëtare dhe çështjet e...

Berisha emëron gjeneralin Piro Ahmetaj koordinator për Sigurinë Kombëtare dhe çështjet e NATO-s në PD

25
0

Partia Demokratike ka emëruar sot Gjeneralin në Rezervë, Piro Ahmetaj, si “Koordinator për Sigurinë Kombëtare dhe çështjet e NATO-s” në këtë parti.

Emërimi i Gjeneralit Ahmetaj, në këtë post është bërë nga Sali Berisha. Ahmetaj është një ushtarak me ekperiencë dhe kontribute të spikatura në reformat te sigurisë dhe mbrojtjes kombëtare, procesin e anëtarësimit si dhe në marrëdheniet me ShBA/NATO.

36-vjet nën uniformë, Gjeneral Ahmetaj ka shërbyer në nivelet më të larta ushtarake dhe përfaqësuese të vendit, si Zëvendës Shef i Shtabit të Përgjithshëm, Këshilltar i Presidentit dhe themelues i Përfaqësisë Kombëtare në Komandën Supreme të NATO-s. Mbas daljes në rezervë në 2020 u angazhua, si këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD.