Ballina Europë ‘Plas’ keq në Sllovaki, opozita akuza ndaj Ficos: Ka hedhur bazat për...

‘Plas’ keq në Sllovaki, opozita akuza ndaj Ficos: Ka hedhur bazat për të nxjerrë vendin nga BE-ja

24
0

Udhëheqësi i opozitës sllovake Michal Simecka nisi një përpjekje për të shkarkuar qeverinë majtiste-nacionaliste në një votë mosbesimi të martën, duke akuzuar kryeministrin Robert Fico se ka hedhur bazat për të nxjerrë vendin nga BE-ja.

Përpjekja e opozitës dukej se do të dështonte pasi shumica e pakët e qeverisë në parlament pritej të mbështeste Ficon, raporton Reuters.

Fico ka kërkuar të ruajë marrëdhëniet me Rusinë gjatë luftës në Ukrainë dhe ka ndërprerë ndihmën ushtarake zyrtare për Kievin.

Ai ka kritikuar sanksionet ndaj Rusisë dhe ka përshkallëzuar një përçarje me Kievin pasi furnizimet me gaz rus përmes Ukrainës u ndalën në fund të vitit 2024.