Ballina Europë Ngjarje e rëndë në Itali, çifti rrëmben foshnjën në maternitet, arrestohen pas...

Ngjarje e rëndë në Itali, çifti rrëmben foshnjën në maternitet, arrestohen pas disa orësh

22
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Conseza në Itali, ku një grua ka rrëmbyer një foshnje të porsalindur në maternitet. Gruaja rreth orës 18:30 është paraqitur si infermiere tek nëna e re, e cila ishte së bashku me vjerrën e saj dhe më pas ka rrëmbyer foshnjën.

Mediat italiane shkruajnë se rrëmbimi zgjati për disa orë pasi policia arriti të identifikojë dhe lokalizojë gruan. Gruaja në bashkëpunim me bashkëshortin e saj morën vajzën nga spitali dhe tentuan që të arratiseshin. Nga pamjet e klinikës shikohet gruaja e cila mbante kapele të kokë dhe së bahsku me burrin e saj kanë marrë foshnjën në krahë dhe janë larguar.

Çifti i arrestuar dhe të akuzuar për rrëmbimim janë Rosa Vespa, 51 vjeç nga Cosenza dhe Aqua Moses, 43 vjeç me origjinë senegaleze.

Pronari i klinikës ku ndodhi rrëmbimi, ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur gjatë orarit të vizitave dhe se ata nuk i kërkojnë askujt që hyn dokumente identifikimi.

“Ajo që ndodhi do të na bëjë të rimendojmë masat e hyrjes“, tha ai, duke shtuar se falë kamerave të sigurisë, autorët janë identifikuar shpejt.