Lady Gaga thuhet se është në bisedime për të performuar në ceremoninw e Grammy Awards të dielën.
Besohet se ‘shefat’ e Grammy janë ‘të dëshpëruar’ që aktorja dhe kwngwtarja e njohur t’ua zbukurojë skenën e tyre.
Drejtuesit e çmimeve shpresojnë që Gaga dhe Bruno Mars të performojnë Die With A Smile në ceremoninë e jashtwzkonshme, shkruan “Daily Mail’.
Gaga, emri i vërtetë i së cilës është Stefani Germanotta, dhe hiti i saj me Brunon është në garë për dy çmime në ceremoni.
Nëse Gaga firmos ofertwn për të performuar, do të jetë hera e parë në tre vjet që ajo do të performojë në natën e ndarjes së çmimeve.
Një burim i tha publikimit: ‘Nata e Grammy-ve do të jetë masive dhe të gjithë shpresojnë se mund të fillojë me të vërtetë një vit i madh për Gaga-n’.