Ballina Aktualitet Ndërtimet pa leje “lulëzuan” edhe vitin e kaluar, Zhllima: Rastet më të...

Ndërtimet pa leje “lulëzuan” edhe vitin e kaluar, Zhllima: Rastet më të larta regjistrohen në zonat rurale

60
0

Shtëpi private, shtesë kati apo objekte me qëllime për përfitim financiar, përgjatë vitit të shkuar janë regjistruar 1076 raste të ndërtimeve të paligjshme.

Sipas të dhënave nga Ministria e Brendshme, në harkun kohor të 2 viteve raporti është rritur me 10%.

Por si veprohet penalisht në këto raste të shkeljes së ligjit?

Rastet që ndodhin rëndom në lidhje me ndërtimet pa leje janë kryesisht në zonat rurale të vendit.

Në fshat, shpesh toka është e trashëguar nga familja.

Kjo i shtyn njerëzit të ndërtojnë pa leje duke e konsideruar si investim në tokën e tyre.

Sipas të dhënave, muajt tetor dhe nëntor të vitit të kaluar rezultuan periudha ku janë shënuar edhe shifrat më të larta me 291 raste.