Ballina Bota E rëndë/ Vriten 4 efektivë të policisë, zbardhen detajet e para, ja...

E rëndë/ Vriten 4 efektivë të policisë, zbardhen detajet e para, ja çfarë dyshohet

98
0

Katër efektivë policie u vranë gjatë një sulmi nga persona të armatosur në një qytet në shtetin jugor meksikan të Oaxaca.

Mes viktimave ishte Victor Morales, shefi i policisë bashkiake në Tuxtepec, siç njoftoi ministria e Sigurisë në Oaxaca. Sulmi u krye në mëngjes kur policët me uniformë që hipnin në një makinë civile u vunë nën zjarr.

Një tjetër polic dhe dy civilë u plagosën. Një ekip special u dërgua në Tuxtepec për të kryer një hetim në lidhje me autorët.