Ballina Aktualitet “21 janari”/ Vëllai tjetër i Hekuran Dedës paraqitet në SPAK, vazhdojnë hetimet

“21 janari”/ Vëllai tjetër i Hekuran Dedës paraqitet në SPAK, vazhdojnë hetimet

37
0

Është paraqitur sot në dyert e SPAK, Agim Deda, vëllai i Hekuran Dedës që u vra në 21 Janar.

Një ditë më parë në SPAK u paraqit vëllai i tij, Zabit Deda. Ky i fundit u pyet nga SPAK mbi deklaratat e tij e dikurshme publike ku ka denoncuar se si një ish-gardist i kishte treguar se e dinte kush ia kishte vrarë të vëllain.

Grupi i hetimit tregoi jo zyrtarisht se pas këqyrjeve mediatike dhe disa vendimeve civile të administruara, ka krijuar bindjen se duhet të kërkojë më tepër mbi deklaratat publike të familjes Dedja që akuzonte dikur Fatos Skejën se kishte tentuar të blinte heshtjen e familjes të të ndjerit, të cilin prej 14 vitesh ende nuk dihet se kush e vrau, ashtu siç nuk dihet se kush e vrau edhe Aleks Nikën.

Kërkimet e SPAK janë orientua tanimë tek dilema kush urdhëroi për të qëlluar me armë zjarri më 21 janar. Megjithëse kanë kaluar gjashtë muaj çështja vazhdon e regjistruar vetëm me vepra penale.

u hap pas denoncimit të familjarëve të Aleks Nikës që kërkuan hetime ndaj ish kryeministrit Sali Berisha, ish ministrit të brendshëm Lulzim Basha dhe ish komandantit të gardës Ndrea Prendi.