SpaceX ka lëshuar grupin e fundit të satelitëve në orbitën e ulët të Tokës.
Bëhet e ditur se raketa Falcon 9 përbëhej nga 21 satelitë Starlink – 13 prej tyre me aftësi “Direct to Cell”, shkruan euronews.
Ishte fluturimi i 20-të për përforcuesin e fazës së parë që mbështet këtë mision.
Lansimet e mëparshme përfshinin CRS-26, SXM-9, OneWeb Launch 16, Intelsat IS-40e, O3B mPOWER, Ovzon 3, Eutelsat 36D, Turksat 6A, Maxar 2 dhe 10 misione Starlink.
Raportohet se menjëherë pas ngritjes, raketa u ul në anijen e SpaceX, “A Shortfall of Gravitas” në Oqeanin Atlantik.