Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut të rëna në vendin tonë, Durrësi është përmbytur. Edhe pse rrugët janë mbuluar nga shiu, duket se rinia nuk pyet për motin e keq.
Siç shikohet në këto pamje, disa vajza të reja lëvizin pa problem, edhe pse shiu tanimë ka depërtuar te këpucët e tyre.
Madje, vajzat argëtohen e buzëqeshin me njëra-tjetrën dhe kalojnë në anën tjetër të rrugës pa probleme.
Prej disa orësh qyteti i Durrësit po përballet me përmbytje si pasojë e reshjeve intensive të shiut.
Uji ka vërshuar rrugëve duke arritur ne 50 cm nivelin në disa segmente të qytetit bregdetar.